Në iftarin e parë të muajit të Ramazanit, në fshatin Balindoll të Gostivarit u rikthye tradita e çeljes së iftarit me krismën e topit, si dhe u shtrua iftar publik për banorët dhe të ftuarit.
Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu, mbajti fjalim ndërsa tregoi mbi vlerat e agjërimit, si dhe formën e tillë të paralajmërimit të iftarit.
Në iftarin e parë në Balindoll, morën pjesë edhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari dhe figura të tjera politike./Telegrafi/