Telegrafi

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim e kontrabandës, të enjten (02.05.2024) rreth orës 17:20 në Gjilan, ka ndalur për kontroll një automjet me targa të Serbisë, në të cilin ka gjetur dhe konfiskuar 390 kg duhan kontrabandë.

Sipas policisë, identifikimi dhe ndalimi i këtij automjeti vjen pas bashkëpunimit mes zyrtarëve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Policisë Kufitare-Lindje.

“Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur se kishte të kishte të ngarkuar, paketimet me duhan të përpunuar, klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit ‘Marlboro’ 480 paketime x 0.5 kg, gjithsej 240 kg dhe 300 paketime ‘Dunhill’ x 0.5 kg gjithsej 150 kg. Gjithsej janë gjetur 390 kg duhan”, thuhet, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë, lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘kontrabandim me mallra, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/