Në atmosferën e festave të fundvitit, Dua Lipa mahnit me dukjen dhe performancën e saj në eventin “Jingle Ball”
Butrint Avdyli
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në eventin e fundvitit “Jingle Ball”, të organizuar nga iHeart Radio.
Ajo ka kënduara para fansave hitet e saj më të fundit, duke iu shuruar atyre një performancë të shkëlqyer.
E veshur me të kuqe tamam në ngjyrën e festave të fundvitit, Dua dukej e mrekullueshme dhe plot glamur në tapetin e kuq të eventit.
Disa fotografi nga mbrëmja, ajo nuk hezitoi t’i ndajë edhe me 22 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Përgjatë mbrëmjes, ajo gjithashtu është shpërblyer edhe me një çmim për këngën “New Rules”, si kënga më e qëndruar në Top 40 në Mbretërinë e Bashkuar.
“Gati për të marrë shpirtin e Krishtlindjeve në iHeartRadio Jingle Ball. Kam marrë edhe një çmim për “Këngën numër 1″ të luajtur më së shumti në Top 40 në Britaninë e Madhe”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.
Më pas, ajo është ngjitur në skenënm e iHeart Radio me një fustan plot shkëlqim, duke elektrizuar publikun me performancën e saj.
“Electricity”, “New Rules”, “One Kiss” – janë vetëm disa nga hitet që Dua këndoi për fansat gjatë mbrëmjes.
Kujtojmë që e njëjta këtë vit ishte prezente edhe në Prishtinë, ku më datë 10 gusht mbajti një koncert gjigant për fansat në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/