Dy persona kanë raportuar se në ashensorin e ndërtesës kolektive është shkruar me sprej, simboli i ekstremistëve serb.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
“Dy viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se në ashensorin e ndërtesës kolektive është shkruar me sprej me ngjyrë simbol (ekstremistëve) serb. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/