Site icon Telegrafi

Në Arkivin Shtetëror të Kosovës ende mungon deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Është vendi ku ruhen dokumentet më të rëndesishme të vendit, por aty mungon ende digjitalizimi i saj. Në këtë institucion nuk është dorzuar ende as deklarata e Pavarsisë së Kosovës

E brenda asaj hapësire gjendet një histori e tërë.

Është kjo Arkiva Shtetërore e Kosovës, një vend i ftohtë por që brenda vetës bartë historikun e shqiptarëve dhe institucioneve shtetndërtuese.

Dokumentet që gjenden këtu janë më dekada të vjetëruara.

“Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës i posedon rreth 1300 fonde ose koleksione arkivore. Dokumentin origjinal më të vjetrin e posedon të vitit 1608 ndërsa si dorëshkrim prej vitit 1437. Ne jemi në renovim të depos për sistemin e natizjarrit pasi jemi në vendet e vetme që se kemi poseduar këtë”, ka thënë Ruzhdi Panxha – drejtor në Departamentin e Veprimtarisë Arkivore.

Mirëpo në këtë vend që është i mbushur me fakte mungon një dokument shumë i vlefshëm i Pavarësisë së Kosovës.

Këtu nuk mund të gjendet deklarata origjinale e Pavarësisë së Kosovës.

Por, kjo ka një arsye se pse ky dokument nuk gjendet këtu.

E interesimi për të kërkuar e hulumtuar për të kaluarën duket se është mjaft i lartë.

“Vetëm për këto pesë muaj janë 426 kërkesa të palëve ndeersa e hulumtusve janë mbi 300. Kon kretishtt janëpë rata që dalin nëpënsion dhe për hulumtime për komunitetitn të atëhershme tëkrahisnes autonome”, ka thënë Zelije Shala – Udhëheqëse e Divizionit të Depos.

Dokumentet që vinë në këtë institucion janë mjaft të dëmtuara.

Por, seleksionimi i tyre bëhet në mënyrë të përpiktë, çdo raft është i ndarë dhe mbanë emërimin se cilës periudhë i takon.

Pengë për këtë institucion mjaft të rëndësishëm është digjitalizimi, por që udhëheqësit e Arkivit Shtetërorë të Kosovës shpresojnë se kjo do të realizohet sa më parë.

Më 20 mars 1951 me Vendimin e Këshillit Krahinor është themeluar Arkivi Shtetëror Krahinor i Kosovës dhe me këtë fillon funksionimi i shërbimit arkivor në Kosovë./Portali D/

Exit mobile version