Site icon Telegrafi

Në Angli gjuajtën penallti “gjithë natën” dhe vendosën një rekord, ekipi i Ligës Premier u eliminua pas dramës

Mbrëmë (e martë) është shënuar një rekord i ri për numrin e goditjeve të penalltive në Kupën e Ligës në Angli e njohur si Carabao Cup dhe lojtarët e Preston North End kanë krijuar bujë duke eliminuar Fulhamin me rezultat të përgjithshëm 16-15.

Fulham mbërriti në Deepdale si favorit dhe anëtar i rangut elitar të futbollit anglez, por nuk kaloi mirë atje. Preston kaloi në avantazh me anë të Ryan Ledson në minutën e 35-të, por që Reiss Nelson i riktheu gjërat në rrugën e duhur në minutën e 61-të.

Rezultati ka qëndruar aktiv deri në fund të lojës, ndaj ka nisur gjuajtja e penalltive. Në atë kohë, askush nuk e kishte idenë se ndeshja do të zgjaste gjatë deri në ‘mesnatë’.

Ajo që pasoi ishte një rekord absolut në Kupën e Ligës Angleze dhe pasi u ekzekutuan plotë 34 penallti të pabesueshme. U qëlluan 17 seri, dhe në fund Preston bëri një befasi dhe e eliminoi Fulhamin nga Carabao Cup.

 

Në serinë e nëntë, dukej se penalltitë po mbaronin sepse Jorge Cuenca humbi për Fulhamin, por në anën tjetër ishte i pasaktë edhe Kaine Kesler-Hayden, ndaj drama vazhdoi.

Vetëm në serinë e 17-të, Timothy Castagne humbet për Fulhamin dhe Ryan Ledson shënoi për fitoren e madhe të Preston me rezultatin 16-15 në penallti dhe kalimin në 1/16 e Kupës së Ligës apo Carbao Cup.

Rekordin e mëparshëm e mbante një ndeshje nga sezoni 2014/2015, kur Liverpooli mposhti skuadrën e Middlesbrough me rezultat 14-13. /Telegrafi/

Exit mobile version