Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ua ka hapur derën ofertave për Gonzalo Higuain.
Sulmuesi argjentinas ka pasur një sezon fantastik në Serie A dhe atë e kërkojnë shumë klube, mes tyre, Manchester Unitedi, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini.
“Nëse ofertat e këtilla vijnë, atëherë do t’i marrim në konsideratë”, ka thënë De Laurentiis.
Mirëpo, njëherësh varet edhe nga mënyra se si do të përfundojë kampionati, sepse lojtarët kanë ambicie për të luajtur në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar ai.
Kreu i napolitanëve është i gatshëm t’ia përmirësojë kushtet e kontratës 28-vjeçarit, mirëpo do të varet nga lojtari nëse dëshiron të qëndrojë. /Telegrafi/