Telegrafi

Në Akademinë e Filmit në Ohër paraqiten edhe studentë nga Irlanda, SHBA dhe Meksika

Në konkursin e hapur nga Instituti i Filmit dhe Akademija e Filmit në Ohër për vitin akademik 2016-2017 janë paraqitur 18 kandidat për studime për master, transmeton Telegrafi Maqedoni.

11 kandidatë prej tyre i kanë përmbushur kushtet për pranim për studimet që do të fillojnë në muajin tetor.

Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski ka informuar se do të ketë stipendi prej 9.000 euro në vit për këto kandidat./Telegrafi/