Doganierët nga aeroporti ‘Aleksandri i Madh’ dje kanë konfiskuar 105.000 euro nga shtetasi i Maqedonisë M.Lj., i cili duheshte të udhëtojë përmes Stambollit për në Dubai, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Drejtoria e doganës thonë se gjatë kontrollit nën bluzë i janë gjetur dy paketa të mbështjellura në letër të bardhë, në të cilën kishte 107.000 euro. Ligjërisht është e mundur të mbahen me vete vetëm 2 mijë euro, kurse paratë tjera, 105 mijë euro i janë marrë përkohësisht.
Në vitin 2016 përshkak të mosrespektimit të Ligjit për çështje devizore, Drejtoria e doganës përkohësisht mba devizën në kundërvlerë nga 604.394 euro dhe 199.000 denarë. /Telegrafi/