Telegrafi

Në 30-vjetorin e ‘Elkos’-it, Ramiz Kelmendi nuk harron as prindërit e tij

Biznesmeni Ramiz Kelmendi në rastin e 30 vjetorit të kompanisë “Elkos” dhe 60 vjetorit të lindjes së tij ka vizituar varret e prindërve të tij.

Ai ka thënë se do të jetë përgjithmonë falënderues kontributin jetësor ndaj arsimimit dhe edukimit të tij.

“Sot në ditëlindjen e 30-të të kompanisë ‘Elkos’ dhe në 60 vjetorin e lindjes, ditën e fillova me vizitë përkujtimi, prindërve të ndjerë, në varrezat e qytetit. Falënderues përgjithmonë për kontributin jetësor ndaj arsimimit dhe edukimit tim. Ju dua përjetësisht dhe po më mungoni shumë”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Gjithashtu, ai ka vizituar varrin e ish-bashkëpunëtorit të tij Enes Nallbani, i cili ndërroi jetë muaj më parë.

Ai Nallbanian e kujton si personalitet unifikues dhe punëtor i madh.

“Me kolegë vazhduam për homazhe tek bashkëpunëtori 15 vjeçar, i ndjeri Enes Nallbani. Enesin nuk do ta harrojë kurrë, si personaliteti unifikues dhe punëtor i madh. Po na mungon shumë Enes”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/