Telegrafi

Në 24 vjetorin e rënies së Agim Ramadanit, Haradinaj: Luftëtari, strategu e artisti që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 24 vjetorin e rënies së Agim Ramadanit, apo komandant “Katana”.

Përmes një postimit në rrjetin social në Facebook Haradinaj ka shkruar se komandanti Agim Ramadani ishte luftëtari, strategu e artisti që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij.

“Sot, 24 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin – Komandant “Katana”, njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë sot trimat e UÇK-së, heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala, të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, strategu e artisti që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu Haradinaj ka shkruar se “Rënia e tyre heroike 24 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë.

Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe gjithë dëshmorëve që u flijuan për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera lideri i AAK-së. /Telegrafi/