Telegrafi

Në 24-orët e fundit Prokuroria ngriti 72 aktakuza

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  74 aktakuza kundër 81 personave, për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 9 persona. Po ashtu, janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit 3 personave, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj 7 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se 1 person i dyshuar, me banim në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren, është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së.

Me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 1 filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram; 80 qese të vogla, 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram; 5 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram./Telegrafi/