Telegrafi

Në 24-orët e fundit në Kosovë ndodhën 52 aksidente trafiku

Foto: Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, 11 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 41 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia e Kosovës gjithashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 500 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit

Po ashtu në 24-orët e fundit, policia ka arrestuar edhe 26 persona. 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 3 në vuajtje të dënimit, transmeton Telegrafi.

Fotografi ilustruese:

 

Gjatë muajit korrik dhe gusht, numri i aksidenteve ishte shumë i lartë, disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos i thyejnë rregullat e komunikacionit./Telegrafi/