Telegrafi

Në 24-orët e fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku dhe u arrestuan 27 persona

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.

Në statistikat e përgjithshme që ka publikuar Policia e Kosovës bëhet e ditur se 18 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar, ndërsa në 26 prej tyre nuk raportohet për të lënduar.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 8 mijë e 99 tiketa trafiku për vozitës të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuar, PK njofton se kanë ndodhur edhe 27 arrestime. 15 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/