Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (30 maj) në Kosovë kanë ndodhur 39 aksidente në komunikacion. 13 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse në 26 aksidentet tjerë policia raporton vetëm për dëme materiale.
Gjithashtu në 24-orët e fundit PK ka shqiptuar edhe 1 mijë e 190 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, PK bën të ditur se ka arrestuar edhe 19 persona, 11 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/