Telegrafi

Në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 38 aksidente trafiku

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku. 

Në statistikat e përgjithshme që ka publikuar Policia e Kosovës, bëhet e ditur se 12 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar, kurse në 26 aksidente tjera nuk raportohet për të lënduar, transmeton Telegrafi.

Përveç aksidenteve, PK njofton se ka shqiptuar edhe 1103 tiketa trafiku.  Kurse, ka arrestuar 19 persona.

8 persona janë dërguar në mbajtje, dhe 3 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/