Telegrafi

Në 24 orët e fundit në Kosovë, ndodhën 28 aksidente dhe u shqiptuan 1257 tiketa trafiku

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 28 aksidente trafiku.

7 prej aksidenteve janë me persona të lënduar dhe në 21 aksidente tjera nuk raportohet për të lënduar, transmeton Telegrafi.

Përveç aksidenteve, PK ka shqiptuar edhe 1257 tiketa trafiku.

Në statistikat e përgjithshme që janë publikuar thuhet se, kanë ndodhur edhe 19 arrestime.  Ndërsa 5 persona janë dërguar në mbajtje, dhe 7 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/