Telegrafi

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 38 aksidente trafiku,  21 prej tyre ishin me persona të lënduar dhe në 17 prej tyre nuk raportohet për të lënduar.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se PK ka shqiptuar 1223 tiketa trafiku.

Dhe janë arrestuar 34 persona. 27 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe gjashtë nga ta në vuajtje të dënimit./Telegrafi/