Telegrafi

Në 24-orët e fundit ndodhën 43 aksidente trafiku, 13 prej tyre me persona të lënduar

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 13 prej tyre me persona të lënduar kurse në 30 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 587 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, në ditën e djeshme janë arrestuar edhe 26 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/