Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens ka rivënë në pah një shkrim të tij të vitit 2022 ku kishte theksuar se Ballkanin nuk e pret një luftë e re, megjithatë sipas tij, tani në shkurt të 2024 ky vlerësim duhet të rishikohet.
Martens kështu ka shkruar në një postim në X.
“…Në gusht 2022, unë argumentova se një luftë të re nuk po e prisja në Ballkan. Kjo ishte e drejtë në atë kohë, por tani, në shkurt 2024, ky vlerësim duhet të rishikohet pjesërisht. Gjakderdhja në Kosovë mund të ndodhë…”, shkruan ai.
In August 2022, I argued that a new war was not looming in the Balkans. That was right at the time, but now, in February 2024, this assessment should be partially revised. Bloodshed in Kosovo might be in the cards indeed. Here are the main indicators:https://t.co/aiIO5A4fVa
— Michael Martens (@Andric1961) February 5, 2024
Ndryshe, në shkrimin e tij në gusht 2022, Martens kishte thënë se nuk priste një luftë të re në Ballkan. Gazetari gjerman në atë kohë kishte përmendur faktin se gjashtë avionë transportues ushtarakë kinezë, të cilët nuk ishin parë kurrë më parë në Evropë, u ulën në aeroportin e Beogradit.
“Ata sollën në Serbi sistemet kineze të mbrojtjes kundërajrore FK-3”, shkruante në gusht të 2022-së.
Ai po ashtu theksonte se si kreu i shtetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte njoftuar se së shpejti do të prezantonte “krenarinë e re të ushtrisë serbe”, një sistem armësh që “do të rrisë në mënyrë dramatike efektivitetin luftarak të forcave të armatosura”.
Martens më tej ritheksonte se Serbia është i vetmi vend evropian që përdor sistemin kinez.
Gazetari gjerman po ashtu kishte rikujtuar stërvitjen e përbashkët Serbi-Rusi. /Telegrafi/
The north of Kosovo saw some clashes on Sunday, not for the first time. So is a new war looming in the Balkans, possibly supported by Russia? Although one has to be careful with forecasts, I dare to say: no. A (long) thread on the military situation in the region.
— Michael Martens (@Andric1961) August 1, 2022