Më 26 tetor (e martë) në orët e para të mëngjesit, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm i cili kishte magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit.
E menjëherë pas këtij tërmeti, shumë vende fqinje përfshirë Kosovën u nisën drejt Shqipërisë për t’i dalë në ndihmë.
Nga Kosova shkuan shumë policë, ushtarë e zjarrfikës, si dhe shumë qytetarë.
E një përjetim të veçantë e pati pjesëtari i Policisë së Kosovës, Hasan Mulaj.
Në vitin 1999 Hasani si shumë qytetarë të tjerë të Kosovës, ishte refugjatë në Kukës, ku kërkoi ndihmë derisa Kosova po shkatërrohej nga forcat serbe.
E 20 vjet pas, Hasan Mulaj u kthye në Shqipëri, kësaj here për t’u ndihmuar të lënduarve në Thumanë.
“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, u shpreh Mulaj. /Telegrafi/