Rrëfimet e luftës gjithmonë janë të rënda për tu dëgjuar, ngase secila ka një histori dhimbjeje, qoftë humbja e të dashurve apo tortura e bërë nga forcat serbe. Në kujtesën e atyre që i përjetuan ato ditë mbesin gjithmonë të freskëta edhe pse ka kanë kaluar 18 vite.
Mijëra shqiptarë u larguan dhe braktisën gjithçka që kishin vetëm që të shpëtonin gjallë nga masakrat e njëpasnjëshme në Kosovë.
Mirëpo kishte edhe prej atyre që kanë qëndruar dhe nuk u larguan nga vendi, shpresa e vetme e të cilëve ishte besimi në Zot.
E tillë ishte familja Sylqa nga Peja. Vendimi për të qëndruar këtë familje e shoqëroi me presione dhe frikë të vazhdueshme.
Myhedin Sylqa thotë që rreziku nga humbja e anëtarëve të familjes në asnjë moment nuk u largua. Përkundër kësaj, ata asnjëherë nuk menduan që të ndryshojnë mendim dhe të largohen.
Nga shpërnguljet e mëdha që ishin bërë, Sylqa thotë që në atë kishin mbetur rreth 300 banor në qytetin e Pejës.
Moshat e reja detyroheshin të mbylleshin në shtëpi, ndërsa lëvizjet për plotësimin e nevojave për mbijetesë e bënin të moshuarit.
Se çfarë po ndodhte në qytet dhe me çka po ballafaqoheshin njerëzit më shumë shumti kishte parë babai i tij, Muharrem Sylqa, që gjatë gjithë kohës ishte në lëvizje, i cili tregon që disa herë kishte pasur jetën në rrezik duke u përball drejtpërdrejt me forcat serbe..
Pas marrëveshjes së Kumanovës, Sylqa thotë që filloj largimi i forcave serbe por ditët e rënda vazhdonin.
Mirëpo, 16 qershor i vitit 1999 ishte dita më paharruar për të ngase nënkuptonte fundi i vuajtjeve, i luftës dhe i masakrave serbe mbi shqiptarët.
https://www.youtube.com/watch?v=GnuztDBPbmE