Site icon Telegrafi

Në çdo fund muaji, qytetarët përballen me mungesën e barnave me reçetë (Video)

Në 10 ditët e fundit të çdo muaji vështirë është të gjenden barnat me reçetë, këtë e thonë shumë qytetarë, të cilët marrin përgjigje nga barnatoret se janë përmbushur kuotat.

“Më vonë nuk e di por deri tani nuk kam pas problem, i kam marrë me kohë. Deri me 20-tin, pas datës 20 mbushet kuota, por deri me 20-tin mund të gjesh.”

“Ka disa barnatore që nuk i posedojnë, ja isha te kjo nuk kishte te kjo tjetra gjeta. Ka disa që harxhohen dhe thonë hajde pas të parit.”

“Po e gjeta. Atë që e përdori unë, e ka vetëm në qendër, nëpër lagje nuk mund ta gjej, nuk e di a marrin sasi më të vogla apo çka, por me rëndësi nuk ka nëpër lagje”, u shprehën disa qytetarë.

Por nga Fondi për Sigurim Shëndetësor thonë se nivel të shtetit për vitin 2016 nuk janë plotësuar kuotat e barnave me reçetë nëpër barnatore. Drejtori Sasho Stefanovski shtoi se fondi për ndarje të barnave këtë vit është rritur shumëfish dhe tani kap vlerën e rreth 3 miliardë denarëve, njofton TV 21.

“Vërtetimi i kuotave është një proces plotësisht i automatizuar dhe nuk varet nga faktori njeri. Vërtetimi i kuotave është proces i thjeshtë që bëhet përmes softuerit dhe ku parametri i vetëm është numri i recetave të realizuar në 6 muajt paraprak. Nëse ju e plotësoni kuotën në redistribuimin e ardhshëm të kuotës do të jeni kandidat për të ju rritur kuota dhe e kundërta”, u shpreh Sasho Stefanovski, Drejtor i fondit për shëndetësi.

Nga ky institucion sot paralajmëruan se gjatë vitit 2017 do të realizohet krijimi i aplikacionit për telefona të mençur, përmes të cilit qytetarët mund të kërkojnë ilaçet që u nevojiten në barnatore në bazë të vendndodhjes së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version