Site icon Telegrafi

Ndryshon situata e Dybalas te Juventusi – klubi i ofron kontratë të re me rritje page

Paulo Dybala te Juventusi . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventus i ka filluar negociatat për kontratën e re me Paulo Dybalan, duke i ofruar atij një pagë prej 9 milionë euro plus bonuse deri në 2024.

La Joya kishte qenë në treg gjatë verës dhe klubi ka pasur bisedime me Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Por ai mbeti në Torino dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë për këtë sezon, duke shkaktuar një ndryshim të plotë me situatën e verës.

Paulo Dybala duke e festuar golin ndaj Interit. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport shkruajnë se klubi i ka filluar bisedimet me lojtarin dhe është bërë një propozim fillestar për një kontratë të re deri në qershor 2024, me vlerë 9 milionë euro në vit neto plus bonuse.

Kjo nuk është larg kërkesave të Dybalas, pasi ai kërkon 10 milionë euro neto në vit plus bonuset.

Paulo Dybala . (Foto: Pier Marco Tacca Getty Images)

26-vjeçari ka shtatë gola dhe katër asistime në 17 ndeshje deri më tani dhe kontrata e tij aktualisht është valide deri në qershor 2022.

Ai u ble nga Palermo në 2015 për 40 milioë euro./Telegrafi/

Exit mobile version