Telegrafi

Ndryshon rregullorja për regjistrimin e makinave në Maqedoni

Rregullorja e re e cila zbatohet prej fillimit të këtij viti, parasheh që pronari i makinës me të cilën ka shkaktuar dëm të paguajë shtesë për sigurim, derisa të mbulohet dëmi i shkaktuar. Me këtë rregullore problem më të madh kanë kompanitë të cilat nën posedim të tyre kanë më shumë se gjashtë makina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përderisa këto kompani bëjnë aksidente dhe shkaktojnë dëme, për gjitha makinat tjera që posedon kompania ju shtrenjtohet sigurimi dhe duhet të paguajë 200% më shumë nga çmimi i zakonshëm për sigurim.

Për momentin në Maqedoni ka 3200 persona juridik të cilat kanë në posedim më shumë se gjashtë makina. Por me ndryshimet në rregullore, dënim për dëme të shkaktuara deri në 200% do të paguajnë 50 firma./Telegrafi/