Telegrafi

Ndryshon pamja e Kanye West pas daljes nga spitali (Foto)

Reperi i njohur Kanye West javë më parë ishte shtruar në spitalin e “Los Angeles”, kjo për arsye se u diagnostifikua si paranojak dhe se vuante nga depresioni.

Pas disa javësh trajtim, reperi i njohur duket se është liruar nga spitali, dhe tani gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.

Lexo po ashtu Rrezikohet shëndeti i Kanye West, diagnostifikohet me probleme psikike (Foto)

Ai është fotografuar së fundmi gjatë vizitës së tij në “Pacific Design Center”, ku edhe ka bërë daljen e parë pas 18 ditëve qëndrimi në ambient të mbyllur.

Kanye kësaj radhe është shfaqur me një ndryshim të ri në pamje, ngase kishte vendosur që të kthehej në biond.

Kanye West bëhet biond pas daljes nga spitali.

Ndryshimi i ri është pritur mirë nga fansat e tij, gjersa është bërë e ditur së fundmi se reperi ka marrë edhe një studio të re ,ku do t’i përkushtohet tani e tutje realizimit të materialeve të reja muzikore. /Telegrafi/