Reperi i njohur Kanye West javë më parë ishte shtruar në spitalin e “Los Angeles”, kjo për arsye se u diagnostifikua si paranojak dhe se vuante nga depresioni.
Pas disa javësh trajtim, reperi i njohur duket se është liruar nga spitali, dhe tani gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.
Ai është fotografuar së fundmi gjatë vizitës së tij në “Pacific Design Center”, ku edhe ka bërë daljen e parë pas 18 ditëve qëndrimi në ambient të mbyllur.
Kanye kësaj radhe është shfaqur me një ndryshim të ri në pamje, ngase kishte vendosur që të kthehej në biond.
Ndryshimi i ri është pritur mirë nga fansat e tij, gjersa është bërë e ditur së fundmi se reperi ka marrë edhe një studio të re ,ku do t’i përkushtohet tani e tutje realizimit të materialeve të reja muzikore. /Telegrafi/