Telegrafi

Ndryshon orari i reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se do të ketë ndryshime të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm për qytetin e Podujevës.

Sipas KRU-së, këto ndryshime janë bërë me për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla.

“Ju njoftojmë se kemi ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës. Për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/