Telegrafi

Ndryshon moti në Kosovë, fillojnë reshjet e borës

Temperaturat në Kosovë kanë shënuar rënie pasditen e sotme, kur në disa zona malore ka filluar të bie borë.

Qytetarë nga komuna e Podujevës, Vushtrrisë e Skenderajt kanë publikuar pamje ku shihet duke rënë breshër. Ndërsa në zonat malore raporohet sa po bie borë.

Ndërkohë, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thënë për Telegrafin se ditën e nesërme pritet të ketë edhe reshje bore.

“Nesër në mëngjes pritet të ketë reshje bore, ndërsa sonte do të ketë erë të fuqishme”, ka thënë Tahirsylaj.

 

Ndryshe, Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre.

Në njoftim thuhet se ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.

Komuna e Prishtinës po ashtu ka publikuar numrin që mund të thërrasin qytetarët. /Telegrafi/

Qendra e Thirrjeve: 080012233; 080012244