Telegrafi

Ndryshon moti, në dy ditët e ardhme vranët e me shi

Foto: Ridvan Slivova

Gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët, shi e me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë.

“Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/