Site icon Telegrafi

Ndryshon ‘Kutia e Pandorës’ për Deamishelin – nuk ka nominime por si avantazh takon gjyshen

Kutia e famshme e Pandorës tashmë i është bërë disa prej banorëve brenda.

Të gjithë konkurrentët që hapën Kutinë e Pandorës patën një gjë të mirë si avantazh, e pas kësaj vjen gjithnjë dhe një e keqe për të tjerët.

E nga ata që patën përveç të bukurës, të gjithë dërguan në nominim tre banorë të tjerë.

Foto: Screenshot/Facebook

Por kjo gjë duket se nuk ndodhi edhe me Deamishelin, e cila si gjë të mirë takoi gjyshen e saj.

Lexo po ashtu Shpat Kërleshi largohet nga Big Brother VIP Albania

Në anën tjetër, si gjë të keqe iu kërkua që njëri nga banorët mes Armaldos dhe Keisit, njëri prej tyre t’i takojë gjyshërit.

Foto: Screenshot/Facebook

Dea zgjodhi Keisin pasi në oborr ishte gjyshi i saj dhe u pa i përlotur, e në anën tjetër edhe Keisi po qante vazhdimisht.

Përveç Keisit, i njëjti u takua edhe me djalin e tij, Sabianin. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook
Foto: Screenshot/Facebook
Exit mobile version