Në Thurgau është arrestuar një 37 vjeçar nga Maqedonia që ishte akuzuar për disa grabitje në vendin helvetik. Ai gjatë kthimit në Maqedoni ndryshoi emrin me gjasë për t’i shpëtuar padisë, megjithatë tentativa i shkoi huq, shkruan bluewin.ch.
Kur erdhi në Zvicër në muajin maj, rojet kufitare arritën ta indentifikojnë përmes shenjave të gishtërinjve, përcjell botasot.info.
37-vjeçari që akuzohet për grabitjen e aparateve elektronike në nëntor dhe dhjetor të vitit 2015 në Oberthurgau ndodhet momentalisht në paraburgim.
Prokuroria e Kreuzlingenit e ka akuzuar për 16 grabitje të ndryshme me dëme të shkaktuara deri në disa dhjetëra mijëra euro. /Telegrafi/