Ajo së fundmi ka bërë një ndryshim të ri në pamje dhe për këtë është duke u komentuar në masë të madhe.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Ana Kabashi, e cila shquhet për guximin dhe ndryshimet që bën.
Artistja nga Peja këtë herë ka bërë flokët e kuqe në ngjyrë portokalli, gjersa e bëjnë të duket edhe më e veçantë.
Autorja e këngës “Dashni” krahas flokëve ka marrë vëmendje edhe me një nga paraqitjet me një kostum të ngjashëm.
Bukuroshja ka vënë në pah fizikun e mahnitshëm, gjersa është përshtatur edhe me stinën e vjeshtës.
“Gjethet e vjeshtës”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Mes tjerash, Kabashi po vazhdon punën për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/