Telegrafi

Ndryshimi që ka pësuar Stallone nga koha kur ishte nominuar për Oscar (Foto)

Sylvester Stallone rikthehet këtë vit në Academy Awards i nominuar për Oscar në kategorinë për Aktorin më të mirë në rol dytësor.

Performanca e tij në “Creed” është vlerësuar dhe ai konkurron me yjet, si Christian Bale (“The Big Short”), Tom Hardy (“The Revenant”), Mark Ruffalo (“Spotlight”) dhe Mark Rylance (“Bridge of Spies”).

Pas parakalimit në tepihun e kuq, mediat kanë kujtuar vitin 1977 kur ai ishte nominuar në kategorinë e Aktorit më të mirë në rol kryesor, njëherësh legjenda e aksionit ishte nominuar edhe për Skenarin më të mirë – por nuk e fitoi asnjërin çmim.

Ndërkaq, filmi “Rocky” që asokohe ishte nominuar në dhjetë kategori, u shpall filmi më i mirë dhe po ashtu fitoi në kategoritë e Regjisorit më të mirë dhe Editimin më të mirë.

Shikoni sa ka ndryshuar Stallone pas 39 vitesh. /Telegrafi/