Jo më Platon apo Aristotel. Nuk ka më mësime për Romën e vjetër e as mësime të epokës kur Suedia ishte një Fuqi e Madhe në klasat suedeze të historisë së klasave të larta.
Kjo, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është lëvizja e re nga Bordi i Edukimit Suedez, i cili dëshiron që nxënësit suedezë të përqendrohen në historinë rreth Hitlerit, Luftës së Dytë Botërore dhe epokën pasardhëse në fund të shekullit të 20-të.
Bëhet fjalë për një iniciativë e cila ditët e fundit, ka nxitur debat i cili është përqendruar në lëvizjen e radhës social demokratike për të bërë popullin suedez “më pak të vetëdijshëm historikisht”.
Për shkak të mungesës së orës së mësimit, Bordi i Arsimit tani sugjeron që lënda Histori duhet të ndryshohet rrënjësisht.
Në këtë drejtim, çështjet gjinore, klima dhe migracioni janë natyrisht të përfshira në planet e reja të propozuara të rishikuara të shkencave shoqërore, të cilat përfshijnë historinë.
Kështu, po sipas propozimit, në klasat e larta 7-9, ku nxënësit janë 13-15 vjeç, nuk do të ketë më asnjë histori që mësohet më e vjetër se viti 1700.
Siç thuhet tutje, të gjitha studimet për Greqinë e lashtë, Romën ose epokën e Fuqisë së Madhe Suedeze (1611-1718) kur Suedia sundoi vendet përreth Detit Baltik, do të fshihen nga klasa e historisë.
Gjithsesi, një propozim i tillë nuk është pritur mirë.
“Është e tmerrshme, e çuditshme dhe absurde”, ka thënë profesori i Historisë dhe autori Dick Harrison i cili shpërtheu kur sugjerimi u paraqit para publikut këtë javë.
“Si një historian, i cili di ca gjëra rreth kësaj, unë jam i detyruar të reagoj. Vetëm ideja që të Lashtët janë të parëndësishëm për të kuptuar të tanishmen është e çuditshme dhe absurde”. /Telegrafi/