Telegrafi

Ndryshimi i këngëtares Xheisara, nga koha kur debutoi në muzikë e deri te hyrja në Big Brother VIP

Xheisara Frisku është një prej pesë hyrjeve të reja në spektaklin e Big Brother VIP.

Ajo është këngëtare me profesion dhe ka të nxjerra në treg disa këngë, gjersa numëron edhe shumë pjesëmarrje nëpër evente e festivale të ndryshme.

Karriera e Xheisarës ka filluar rreth gjashtë vite më parë, ku një nga këngët e saj të para ishte “Rri sa më larg”.

Foto: Xheisara/Instagram

Për të promovuar këtë këngë, ajo ishte ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, të Arian Çanit, ku edhe e kishte prezantuar veten si këngëtare e re.

Lexo po ashtu Kur Bora Zemani merrte pjesë në "O Sa Mirë" - ndryshimi në dukje i moderatores ndër vite

Dukja e saj në atë kohë ishte shumë më ndryshe dhe e thjeshtë nga ajo Xheisara që shohin tashmë shikuesit në Big Brother VIP.

Foto: Zonë e Lirë/YouTube

Vërehet qartë që me ndryshimin e viteve, këngëtarja ka pësuar ndryshime të shumta, gjersa ka ndërruar kryesisht edhe stilin në paraqitje.

Ajo këtë javë është në televotim dhe rrezikon të dalë, në rast se rezulton më e votuar nga nominimi, ku të përfshirë janë edhe Egzona dhe Dritani. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.