Xheisara Frisku është një prej pesë hyrjeve të reja në spektaklin e Big Brother VIP.
Ajo është këngëtare me profesion dhe ka të nxjerra në treg disa këngë, gjersa numëron edhe shumë pjesëmarrje nëpër evente e festivale të ndryshme.
Karriera e Xheisarës ka filluar rreth gjashtë vite më parë, ku një nga këngët e saj të para ishte “Rri sa më larg”.
Për të promovuar këtë këngë, ajo ishte ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, të Arian Çanit, ku edhe e kishte prezantuar veten si këngëtare e re.
Dukja e saj në atë kohë ishte shumë më ndryshe dhe e thjeshtë nga ajo Xheisara që shohin tashmë shikuesit në Big Brother VIP.
Vërehet qartë që me ndryshimin e viteve, këngëtarja ka pësuar ndryshime të shumta, gjersa ka ndërruar kryesisht edhe stilin në paraqitje.
Ajo këtë javë është në televotim dhe rrezikon të dalë, në rast se rezulton më e votuar nga nominimi, ku të përfshirë janë edhe Egzona dhe Dritani. /Telegrafi/