Ndikimi i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ka bërë që sot në disa komuna të Kosovës përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje të borës.
Sasi më e madhe e borës ka rënë në komunën e Dragashit. Në një fotografi të publikuar në Facebook nga drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Selim Kryeziu, shihet se bora ka mbuluar rrugët e këtij qyteti.
Sa i përket temperaturave, ato do kanë pësuar rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet sot do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Nga java e ardhshme është paraparë të ketë ngritje të temperaturave, ku do të arrijnë deri në 20 gradë celsius. /Telegrafi/