Telegrafi

Ndryshimi i Kodit Civil, Kurti: Nuk bëhet fjalë për martesën e personave me gjini të njëjtë

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për ndryshimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me ndryshimet e Kodit Civil nuk bëhet fjalë për lejimin e martesave të personave të gjinisë së njëjtë, por që vetëm rregullohet çështja e bashkëjetesës, transmeton Telegrafi.

“Nuk bëhet fjalë as për martesë as për adoptim të fëmijëve, bëhet fjalë vetëm për paralajmërimin për ligj për bashkëjetesë. Ne po paralajmërojmë që do të ketë ligj të veçantë për këtë. Unë si kryeministër, si kryetari më i madh i partisë opozitare, LVV besoj në të drejtat e njeriut, ato burojnë nga qenia, të mirat vijnë nga puna, me vetë faktin qe je njeri ki të drejt. Disa janë të ndryshëm, por të gjithë janë njerëz”, ka deklaruar  ai.

Kurti ka thënë se të gjithë njerëzit kanë të drejta, pavarësisht së janë të ndryshëm.

Kundër ndryshimit të Kodit Civil janë shprehur deputetët e partisë opozitare. /Telegrafi/