Telegrafi

Ndryshimi i drejtimit nga India rreth agresionit rus në Ukrainë

India ka “dënuar pa mëdyshje” vrasjen masive të civilëve në Bucha, duke mbështetur një thirrje për një hetim të pavarur.

Kjo tregon një ndryshim të lehtë në retorikë nga India, e cila ka qenë nën presionin e Perëndimit për të dënuar pushtimin e Rusisë, por nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

“Raportet e fundit për vrasjet e civilëve në Bucha janë thellësisht shqetësuese”, tha TS Tirumurti, përfaqësuesi i përhershëm i Indisë në OKB, në një takim të Këshillit të Sigurimit, raporton skynews.

“Ne i dënojmë pa mëdyshje këto vrasje dhe mbështesim thirrjen për një hetim të pavarur”, shtoi ai.

India deri më tani ka abstenuar nga votimi për rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënojnë pushtimin rus dhe është përpjekur të balancojë lidhjet e saj me Moskën, ndërsa bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës. /Telegrafi/