Telegrafi

Ndryshimi drastik i këngëtarit Alban Mehmeti, 12 kilogramë më pak

Këngëtari i njohur Alban Mehmeti është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është shumë i angazhuar edhe në koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Së shpejti, ai do të sjellë një bashkëpunim me këngëtaren Kaltrina Selimi, detajet e së cilit i kanë shpalosur vetë dyshja në një bisedë për Telegrafin.

Lexo po ashtu Këngë ritmike dhe klip pranveror, Alban Mehmeti dhe Kaltrina Selimi shpalosin detajet e bashkëpunimit të ri "Dashnia jem"

Albani është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Këngëtari Mehmeti gjithmonë ka qenë pak në mbipeshë, gjë për të cilën ka filluar kohëve të fundit të ketë interesim për ta eleminuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai në një fotografi të hedhur në InstaStory, shfaqet i djersitur në palestër, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë për rezultatet e arrira pas ushtrimeve intensive.

“-12 kilogramë dhe vazhdojmë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, nga ku vërehet dukshëm ndryshimi i tij pas humbjes në peshë. /Telegrafi/