Në emisionin “Përballje” u diskutua pse kishin nisur ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës dhe cili ishte qëllimi i tyre.
Në emision do të tregohet se pse anëtarët e shoqërisë civile, që ishin pjesë e grupit punues të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, nuk kishin qenë pjesë finale e ndryshimeve të propozuara. Pse kishte ndodhur kjo dhe çfarë qëllimi kishte. A ishin këto propozime në kundërshtim me Kushtetutën?
Kush thotë se me këto propozime në Kodin Penal të Kosovës qëllimi ishte që frikësoheshin zërat kritikë, gazetarët e partitë opozitare?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Ardian Bejtullahu, drejtor i Zyrës ligjore, Ministria e Drejtësisë
Vehbi Kajtazi , kryeredaktor- Insajderi
Arton Demhasaj, drejtor nga organizata “Çohu”
Ehat Miftaraj – hulumtues nga IKD
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/