Ne i definuam linjat tona të kuqe. Dhe prej tyre, as ne, as kushdo qoftë nuk do të largohet, as një milimetër. Jo sepse nuk kemi çfarëdo lloj arsye për të ecur para dhe pas, por thjeshtë mjaft qytetarët e Maqedonisë dhe populli i Maqedonisë kemi lëshuar pe, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.
“Nuk do të jemi viktimë e bilateralizimit të procesit të inkuadrimit të Maqedonisë drejt BE-së. Ne treguam se çka mund të bëjmë dhe ky është maksimumi që mund ta bëjmë. Dhe kjo u është thënë të gjithë faktorëve botërorë. Të gjithë njerëzve të cilët vendosin në përgjithësi apo kanë ndonjë rol në politikën botërore, potencoi Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për deklaratën e Aleksandar Nikollovskit se për ndryshimet kushtetuese duhet të bindet Franca dhe nëse ka komunikim me presidentin francez, Emanuel Makron.
Përkujtoi se ne kemi politikë ndërkombëtare plotësisht të harmonizuar me BE-në.
“Këtu është ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, para disa ditëve nënshkroi Marrëvehsje me zotëri Borellin. Reformat i zhvillojmë plotësisht në pajtim me kërkesat e BE-së. Punojmë në pajtim me BE-në. Nëse BE-ja, dëshiron të jetë peng i disa vendeve – anëtare në procesin e bilateralizimit, në rregull, edhe atë e kuptojmë. Le të na lënë t’i kryejmë detyrat e shtëpisë, t’i zgjidhim problemet brenda në shtëpi. Ne nuk jemi rrezik për askend”, potnecoi kryeministri Mickoski.
Ne, tha ai, vetëm dëshirojmë të na lënë t’i zgjidhim problemet brenda.
“Gjithçka kemi bërë, gjithçka duhej, kemi bërë. Nëse mendojnë se ne duhet plotësisht ta poshtërojmë veten, të shkatërrohemi në identitet, dhe asnjëherë të mos jemi atje ku duhet, në rregull. Kjo është e drejta e tyre. I kuptojmë, në rregull. Kanë vendosur të jenë pengje të njerëzve të cilët jetojnë në mesjetë, dhe jo të shohin përpara. Ky është vendim i tyre. Le të na lënë vetë t’i zgjidhim problemet e brendshme. Neve na interesojnë investimet, më shumë të punësuar, punëtorë të paguar mirë. Gjithçka do të harmonizojmë me rregullativat evropiane. Ne nuk jemi rrezik për askend. Tashmë nuk ka kurfarë ndikimi, këtu ka ndikim evropian”, tha Mickoski.
Ne jemi, tha ai, vend – anëtar i NATO-s dhe nuk ekziston ndonjë ndikim tjetër.
Nëse ata mendojnë të jenë pengje të politikave të këtilla të disa individëve në BE, ajo është e drejta e tyre. Dhe unë ua lë atyre. Ndërkaq ne do t’i zgjidhim problemet vendore. Tashmë pesë muaj nuk ka asnjë skandal korruptues, asnjë skandal ku mund të shihni çanta Luj Viton me miliona brenda, asnjë skandal ku disa valëvisin flamuj evropianë, blejnë hotele në qendër të qytetit. Nuk ka diçka të tillë. Jemi të përkushtuar të punojmë me të vërtetë për qytetarët. Ky është qëllimi ynë”, tha Mickoski.
Kryeministri tha “nëse mendojnë se kjo nuk mjafton, se ne nuk duhet të jemi pjesë atje sipas meritës, por për diçka që ka ndodhur në mesjetë, kjo është e drejta e tyre”.
“Ja ata kanë vendosur të jenë pengje të politikanëve të tillë, le të jenë. Le të na lënë ne ta kryejmë detyrën e shtëpisë. Dhe sërish do të jetë sipas rregullave të BE-së, jo sipas rregullave të tjera. Sepse besojmë, ne besojmë në vlerat ku përparohet sipas meritës, dhe jo sipas poshtërimit të të tjerëve”, tha Mickoski.