Site icon Telegrafi

Ndryshimet e motit ndikojnë në shëndetin e njeriut

Për shkak të ndryshimit drastik të motit shumë qytetarë janë ankuar për migrenë, lodhje, sëmundje reumatike dhe çrregullime te personat me sëmundje kronike. Rënia e menjëhershme e temperaturës që nuk është tipike për këtë periudhë pranverore ka ndikuar negativisht ndaj shëndetit të qytetarëve, raporton Alsat M.

Më shpesh paraqiten qytetarë që kërkojnë ndihmë apo këshillë të natyrës vegjetative, rritje të shtypjes së gjakut, marramendje, dhimbje në nyje, ne u japim këshilla për terapi orale ose intervenojmë – tha Elena Kareva, mjeke në ndihmën urgjente.

Mjekët rekomandojnë që qytetarët e prekur nga sëmundjet kronike ta marrin terapinë me rregull dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Nga drejtoria për punë hidrometeorologjike për nesër paralajmërojnë rënie më të madhe të temperaturave. Në pjesën jugore të vendit paralajmërohet faza e portokalltë e rrezikut për shkak të frymës së fuqishme, ndërsa gjatë fundjavës do të kemi temperatura nën zero të mëngjesit.

Të premten presim mot të ftohtë me erë të fuqishme nga veriu, temperatura ditore do të jetë prej 6 deri 13 gradë, që është ftohtë krahasuar me mesataren e kësaj periudhe të vitit, në raport me temperaturën e mëngjesit gjatë fundjavës presim temperatura të jetë 1 ose minus 1 gradë – u shpreh Kostadinka Arsovska, sinoptike.

Temperaturat e ulëta që kanë goditur Maqedoninë janë aktuale në mbarë rajonin, ndërsa në disa vende si Kroacia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina ka pasur edhe reshje të borës. /Telegrafi/

Exit mobile version