Telegrafi

Ndryshimet e Ivanka Trump ndër vite (Foto)

Ivanka Trump

Në vitet e fundit është dëgjuar shumë për familjen Trump, ndërsa pas zgjedhjes së Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mediat vazhdimisht raportojnë për familjen e parë amerikane.

Vajza e tij e madhe, Ivanka Trump, është gjithmonë në anën e babait të saj duke i mbështetur veprimet e tiaj politike. Megjithatë, ajo nuk është vetëm ‘vajza e presidentit’. Ivanka është po ashtu një grua, nënë, autore dhe sipërmarrëse.

Telegrafi jua sjell më poshtë ndryshimet e Ivanka Trump ndër vite.

1981
Ivanka Marie Trump ka lindur më 30 tetor 1981 në Manhattan, New York City.

1988
Ivanka ka dy vëllezër nga martesa e Trump me nënën e saj, Ivana Trump: Donald Jr. dhe Eric.

1991
Ivanka ka qenë gjithmonë e afërt me babanë e saj.

1993
Ivanka në vitet e saja shkollore.

1995

Si 13 vjeçare, Ivanka ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e MTV Video Music Awards me babanë e saj.

1998

Kah fundi i nëntëdhjetave, ajo vendosi të ndiqte hapat e nënës së saj dhe të bëhej modele. Në këtë fotografi shfaqet në pistën e modës në spektaklin e Marc Bouwer.

2001

Megjithëse Ivana dhe Donald u shkurorëzuan në vitin 1991, Ivanka gjithmonë ka qëndruar e afërt me të dy prindërit. Këtu shfaqet me nënën e saj në një ballo të kryqit të kuq.

2003

Ivanka vendosi të bëhej krejtësisht bionde në këtë periudhë të jetës. Ndërsa në këtë imazh ndodhet gjatë një ndeje për serialin e HBO, “Carnivale”.

2005

Ivanka vazhdoi të ndiqte karrierën e modelimit.

2007

Ajo krijoi linjën e saj të stolive të quajtur ‘Ivanka Trump Fine Jewelry’. Këtu ndodhet në evenimentin promovues me Donald dhe Melania.

Lexo po ashtu Ekspertët e quajnë ‘puthje seksuale’ puthjen e Trump me vajzën e tij, ndërsa në një moment ai ia ka prekur edhe të pasmet (Foto)

2009

Më 25 tetor 2009, Ivanka u martua me Jared Kushner, i cili merret me patundshmëri.

2011

Në kuadër të bizneseve të saj, Ivanka përfshiu edhe linjën e këpucëve, ‘Ivanka Trump Footwear’.

2013

Si një dashamirëse golfit, ajo mori pjesë në Kampionatin Botëror të Golfit – ‘Cadillac Championship’ së bashku me babanë e saj.

2015

Në nëntor të vitit 2015, derisa ishte shtatzënë (kur priste fëmijën e tretë), Ivanka mori pjesë në edicionin e 25-të të Glamour për gruan e vitit.

2016

Ivanka ka qenë mbështetëse e fushatës presidenciale të babait të saj që nga dita e parë. Në këtë fotografi ndodhet së bashku me gjysmëvëllanë e saj Barron, njerkën Melania dhe burrin Jared, në evenimentin e zgjedhjes së Trump.

2017

Dhe tash, Ivanka dhe familja e saj vazhdojnë ta mbështesin Donaldin dhe presidencën e tij. Këtu ajo ka pozuar me Jared dhe tre fëmijët e tyre (Arabella, Joseph, and Theodore) në Washington, DC.

Më poshtë jua sjellim edhe disa imazhe të tjera të Ivanka Trump. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ivanka Trump duket të jetë hipnozituar nga kryeministri kanadez! (Foto)

Lexo po ashtu Kjo është vajza tejet atraktive e Donald Trump (Foto)