Telegrafi

Ndryshime të mëdha në ceremoninë e çmimeve Oscar

CHICAGO - JANUARY 23: Oscar statuettes sit on a workbench in the plating room at R.S. Owens & Company January 23, 2008 in Chicago, Illinois. R.S. Owens manufactures the Oscar statuettes which are presented at the annual Academy Awards by the Academy of Motion Picture Arts and Sciences. This year's awards are scheduled to be presented February 24. (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Më 24 shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahet ceremonia e re e ndarjes së çmimeve Oscar.

Organizatorët kanë sjell edhe risi sa i përket kategorive të filmave, ku një çmim i veçantë do t’i jepet filmit më popullor.

Ishte vetë “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” që e njoftoi këtë kategori të re, pas rizgjedhjes së presidentit John Bailey.

Gjithashtu kohëzgjatja e ceremonisë më nuk do të jetë e pakufishme, por e gjithë ngjarja nuk do të zgjas së bashku me ndërprerjet e reklamave – tre orë.

E gjithë kjo pasi që edicioni i fundit i 90-të zgjati pak më tepër se katër orë dhe ishte ndër më pak të ndjekurit e të gjitha kohërave, me 26.5 milionë spektatorë, një rënie prej 19 për qind.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Oscar-ëve

“Po angazhohemi që të realizojmë një show që do të zgjasë rreth 3 orë, duke e bërë “Oscar” sa më të qasshëm për spektatorët e të gjithë botës. Për të nderuar 24 kategoritë, çmimet do të prezantohen edhe gjatë hapësirave reklamuese, të cilat më pas do të transmetohen për publikun gjatë vijimësisë së spektaklit”, shkruan në deklaratën e organizatorëve. /Telegrafi/