Site icon Telegrafi

Ndryshime në Qeveri, ngarkohen me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

Ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë.

Ndërsa  ish Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Exit mobile version