Struktura e Policisë së Shtetit në Shqipëri do të pësojë disa ndryshime. Këto risi vijnë në kuadër të përshtatjes së Gradave me funksionet e punës.
Emërimet e reja kanë prekur, disa prej komisariateve të vendit.
Po ashtu ndryshime janë bërë edhe në nivelin e sektorëve, të ndryshëm në policitë vendore.
Me ligjin e ri të policisë, tashmë pritet të ketë edhe ndryshime të reja, në nivele të larta drejtuese duke pasur parasysh edhe ministrin e ri të Brendshëm Ervin Hoxha.
Ligji i ri parashikon, konkurim për pozicionet drejtuese në nivel komisariati, drejtor vendor, drejtor departamenti dhe Drejtor të Përgjithshëm.