Site icon Telegrafi

Ndryshime në formacionin e Shqipërisë për ndeshjen me Francën

Ndeshja e dytë e Shqipërisë në Euro 2016, ndaj Francës, pritet të sjellë edhe ndryshime në formacionin e Gianni De Biasit.

Porta dhe sulmi janë dy repartet që do të kenë të njëjtët lojtarë që ishin edhe ndaj Zvicrës, pra Etrit Berisha dhe Armando Sadiku.

Ndryshimi i vetëm në mbrojtje, pritet të jetë Arlind Ajeti. Mbrojtësi 22-vjeçar do të zë vendin e kapitenit Lorik Cana, ndërkohë pjesa tjetër do të ajo e përhershmja, Ansi Agolli, Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj.

Ndryshimi më i madh pritet të jetë në mesfushë. Ditën e mërkurë pritet të rikthehet në fushë që nga minuta e para Ledion Memushaj, i cili mesa duket do të jetë dirigjenti i kuqezinjve përballë Francës. Por ai pritet t’i zërë vendin Taulant Xhakës, i cili në ndeshjen me Zvicrën nuk e ka bindur siç duhet trajnerin italian.

Një tjetër ndryshim në këtë repart pritet të jetë dhe Andi Lila, i cili do të zëvendësojë Odise Roshin.

Exit mobile version