Duke filluar nga mosha 12 vjeçare te fëmijët obezë është e mundur përdorimi i barnave për të humbur peshë dhe për të ulur rrezikun e zhvillimi i sëmundjeve që lidhen me peshën e tepërt.
Zgjedhja e parë është adoptimi i një stili jetese të shëndetshëm, me ushqyerje korrekte dhe aktivitet fizik të rregullt, por kur kjo nuk mjafton – transmeton ANSA.
Deri më sot, në fakt, janë të autorizuara vetëm dy ilaçe kundër obezitetit, madje edhe për fëmijët: Setmelanotidi, për disa forma të rralla gjenetike të obezitetit që fillojnë nga gjashtë vjet e lart dhe Liraglutide për format e zakonshme të obezitetit që fillojnë nga 12 vjeç.
“Obeziteti nuk është faj apo zgjedhje, por një sëmundje kronike dhe komplekse jo e fëmijës por e gjithë familjes”, është shprehru presidentja e Siedp, Mariacarolina Salerno.
Megjithatë, obeziteti është një sëmundje nuk do të thotë se një qasje farmakologjike është gjithmonë e nevojshme, e lëre më një kirurgjikale. Lufta kundër një stili jetese sedentare dhe një dietë të shëndetshme për adoleshentët dhe familjet përfaqësojnë përpjekjen e parë për të bërë”.
“Ilaçi nuk zëvendëson, por plotëson korrigjimin e stilit të jetesës. Një mundësi që nuk e kishim dhe që tani është e disponueshme: barna që çojnë në uljen e peshës deri në 10 për qind”, rithekson autori i parë i udhëzimeve, Claudio Maffeis, profesor i Pediatrisë në Universitetin e Veronës.
“Nëse as ilaçet nuk funksionojnë, mund të merret parasysh operacioni”, përfundon Maffeis. /KP/